Teksa forcat e koalicionit po afrohen drejt Mosulit, terroristët e ISIS kanë ekzekutuar 284 burra, gra e fëmijë.
Personat e ekzekutuar ditë më parë po përdoren si mburoja njerëzore kundër sulmeve të cilat po I detyrojnë pjestarët e ISIS të largohen nga Mosuli.
200 familje nga fshati Samala dhe 350 familje nga Najafia u detyruan të braktisnin shtëpitë e tyre.
Kombet e Bashkuara kanë bërë me dije se është një shqetësim serioz fakti që ISIS ka marrë 550 familje nga fshatrat në Mosul ndërsa i përdorin si mburoje njerëzore.
Teksa forcat kurde dhe irakiane luftojnë me grupin terrorist të isis për të kontrolluar qytetin e dytë më të madh të Irakut.
Ndërsa militantë të armatosur kanë bastisur ndërtesën qeveritare në qytetin Kirkuk të Irakut175 km në juglindje të Mosulit.
Ky sulm vjen pas përpjekjeve të forcave irakiane për të rimarrë nën kontroll qytetin e fortifikuar të Mosulit.
Diskutime rreth kësaj post