Zonja e parë e SHBA-së Michelle Obama ka qënë shenjestra e sulmeve të kandidatit republiKan për president Donald trump.
Trump i tha midis të tjerash mbështetësve të tij Gjatë një manifestimi në Kaliforninë e Jugut se Michelle Obamën po merret vetëm me fushatë në mbështjetje të Hillary Clinton.
Ndërsa ka shtuar se zonja Obama në vitin 2007 kishte deklaruar se Hillary Clinton ”ishte e papërshtatshme fizikisht” për Shtëpinë e Bardhë.
“Duket se sa shumë ajo e pëlqen Hillaryn. Por a nuk ishte ajo që ka thënë për herë të parë që ‘nëse nuk je në gjendje që të kujdesesh për familjen tënde, s’mund të kujdesesh për Shtëpinë e Bardhë, apo vendin tënd?!”, deklaroi kandidati republikan.
Por, fushata Obama argumentoi se kjo fjali i referohej vetë sfidave të tyre të të qenit prindër, përgjatë fushatës së Barack Obama.
Diskutime rreth kësaj post