“Nuk do të ketë një marrëveshje të re të tipit të artikullit tre, pra një marrëveshje detyruese kushtëzuese. Do të preferonim të kishim një marrëveshje të bazuar në artikullin katër, pra thjesht një monitorim dhe këshillim”. Deklarimi i takon ministrit të financave Arben Ahmetaj i cili vlerëson se tashmë nuk është më i nevojshëm monitorimi i financave nga FMN për shkak se sipas tij reforma makrofiskale i ka njohur sukseset e veta.
Qeveria kërkon më shumë hapësirë buxhetore për 2017-ën, pasi sipas saj duhet të financojë programin e reformave. Viti që vjen ka më shumë rreziqe se sat re vitet që zgjati marrëveshja aktuale dhe kjo vjen nga shkaku se 2017 është një vit elektoral. Por, sipas Ahmetajt, marrëdhënia e re me FMN-në nuk e ndryshon vendosmërinë e qeverisë për të forcuar financat dhe ulur borxhin. Madje sipas tij as ngaqë 2017 është vit zgjedhor nuk ka rreziqe.
“A është e rastësishme që në një vit zgjedhor nuk shpërfillet ligji i buxhetit, nuk prishen financat publike, përkundrazi ulet borxhi, mbahet suficiti primar, vendoset deficiti më i ulët në gati 10 apo më shumë vite dhe garantohet rritje ekonomike mbi 3.5 për qind”, thotë Ahmetaj.
Paralelisht, do të miratohet edhe një falje detyrimesh për biznesin, e cila fshin borxhet e pambledhme para dhjetorit 2010 dhe vendos një skemë lehtësuese për detyrimet e periudhës 2011-2014.
Diskutime rreth kësaj post