Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me banorët e Këlcyrës.
Gjatë një bashkëbisedim me banorët e zonës, kreu I mazhorancës ka disa batuta me banorët.
Fermeri: Ky është takim gju më gju me popullin si e quaj ai i ndjeri qëmoti, ky është , hallall jua bëftë Zoti, ne flasim ashtu si dimë, edhe nëse flasim të ngatërruar e di ti atë punë, se e rregullon ti.
(Pastaj ankohet për urën që rrezikon shembjen dhe bashkë me të edhe banorët e zonës).
Fermeri: Do ta shohësh urën në FB kur ta hedhin, e do thuash o atë që më thanë ata fshatarët aty. nëse i ndjek këto që të themi, pikët i ke të fituara 100 %
Rama: Si jeni me hashashin nga fshati juaj?
Fermeri: Më kape mat me një lëvizje, jam invalid, nuk kam mundësi të bredh nëpër shkarpa për të parë hashash, pyet moshën e re, unë ca shoh me sy në TV.
Rama: Në TV i shoh dhe unë po ti ke parë gjë?
Fermeri: Jo kështu nuk kam parë gjë.
Rama: Mu duke në formë, thashë mos e ke nga…, se kështu thonë mos të ka ardhur aroma edhe ty..
Diskutime rreth kësaj post