Sot në ambientet e Pallatit të Kongreseve është mbajtur konveta e Partisë Agrare Ambientaliste. Në këtë konvetë kanë marrë pjesë deputetë, kryetari I opozitës Lulzim Basha etj.
Por ajo që ra në sy ishte prezenca e deputetit të Partisë Socialiste Vladimir Kosta I cili ishte I pranishëm në këtë convent. Përveçse pranisë ai ka thurur dhe elozhe duke shkurar. “Një pjesëmarrje e gjerë dhe dinjitoze në konventën e Vl të PAA-së” shkruan Kosta.
Pas përplasjeve të ashpëra me Kryeministrin Rama dhe disa deputetë të mazhorancës mesa duket Vladimir Kosta mund të ketë kaluar tek PAA e cila drejtohet nga ish-socialiste Agron Duka. Edhe pse ende nuk ka asgjë zyrtare prania e tij dhe elozhet për këtë konvetë lënë vend për një kalim të tijin tek PAA-ja./Lajme.al
Diskutime rreth kësaj post