Fotoja e tre deputetëve të Partisë Demokratike me kryeministrin Edi Rama bëri xhiron e mediave sociale, si dhe u komentua shumë.
Kjo pasi dy deputetët e opozitës, Luçiano Boçi dhe Asllan Dogjani më herët kishin debatuar ashpër me Ramën në parlamet. Kjo ka hedhur dyshime se kush ka qenë nga deputetët që ka fotografuar kolegët e tyre me kyreministrin Rama.
Gazetarja Desada Metaj, ka bërë një shkrim duke u nisur nga kjo foto dhe ka sulmuar ashpër Majlinda Bregun. Sipas saj, foto është shpërndarë nga deputetja, për të treguar se nuk ulet vetëm ajo me tavolinë me Ramën.
“Nga ana tjetër,”fotografet” e kafes së kuvendit, që në këtë rast janë deputete të PD apo mazhorancës, të frustruara dhe të kompleksuara nga ajo që të gjithë tashmë e dinë qartë, flirtimi me pushtetin, nxituan ta shpërndanin foton për të treguar se nuk janë vetëm ato që mezi presin që Edi Rama t’u ulet në tavolinë. Që nuk janë vetëm ato që luten që pas tringëllimës së telefonit të shfaqet emri i Kryeministrit dhe që të vijojnë në orët e vona me takime, negociata apo pazare.
Ky soj i opozitës mezi pret që të mos ndihet i vetëm dhe i keqpërdorur nga mazhoranca. Dhe për këtë nuk kursehet as të përdoret si paparacë, duke harruar se qan e rënkon kur gazetarët i publikojnë çantat e këpucët. Mesazhet dhe foto që ky soj deputetësh shpërndanë për disa media,është kaq naiv dhe keqdashës sidomos në kohën e teknologjisë kur “printscreen” i spiunlliqeve qarkullon me të njëjtin intesitet. PD-ja mund të ketë plot probleme në mënyrën si ka zgjedhur të bëjë opozitë. Sa e flashkët apo pa thelb mund të jetë debati i saj me mazhornacën për çështje madhore kjo sigurisht që mbetet një temë për t’u rrahur e zgjidhur sa më shpejt.
Sepse ky vend e ky popull meritojnë një opozitë më vitale dhe të argumentuar. Gjë për të cilën nuk mund të ndihmojnë fotot e bëra vjedhurazi kolegëve të grupit parlamentar, që me gjithë defektet, nuk fshihen pas gishtit kur takohen me kundërshtarin politik dhe nuk presin sigurisht që të ardhmen e tyre politike ta vendosë Edi Rama.
Është e udhës që ata që nuk janë dakort me mënyrën si PD bën opzitë të dalin hapur me platforma personale ku bashkëpunimi me PS të jetë shtyllë kryesore. Kjo do t’i bënte ata më luajalë dhe të besueshëm, edhe pse me afrimin e zgjedhjeve PD-ja duhet të zgjedhë njëherë e mirë nëse do të vijojë flirtimet me Rilindjen apo do të mbajë qëndrim të ashpër dhe të ndahet njëherë e mirë nga pushteti që anatemon gjithë ditën, por që ndonjeherë ndan “shtratin” e natës”, shkruan Metaj.
Diskutime rreth kësaj post