Policia e Shtetit ka nisur një operacion masiv për zbulimin e kanabisit në vend.
Burimet zyrtare thanë se janë mbi 300 forca policore të angazhuara në disa qarqe të vendit. Operacion masiv po zhvillohet në Shkoder, Vlore e Gjirokaster.
Operacioni është shtrire gjithashtu edhe në Zonat e Dukagjinit, Lumit te vlores, Kurvelesh e Memaliaj.
Vetëm në Qarkun e Gjirokastrës, sipas të dhënave që ka siguruar Juguneës.net janë angazhuaer 34 forca speciale të Repartit RENEA, 55 forca komando nga FNSH e Fierit, si dhe efektiva të Policisë së Qarkut të Gjirokastrës.
Deri tani (19:27) janë kryer 11 operacione ne disa qarqe.
1 ton e 273 kg droge e sekuestruar
4 arme zjarri e municione.
Rreth 8.000 bime te asgjesuara.
14 persona te proceduar nder ta 8 arrestuar.
Operacionet:
2 ne Shkodër
5 ne Gjirokaster
1 ne Kruje
2 ne Vlore
1 ne Mat.
Rreth 300 forca policore ne operacione.
Mat
Operacioni antikanabis vijon edhe në Mat. 310 bimë narkotike kanabis sativa janë asgjësuar, si dhe janë shoqëruar në polici dy persona.
Në Njësinë Administrative Derjan, në territorin e fshatit Lami i Madh, forcat policore kanë ushtruar kontroll në një parcelë të hapur rishtas, ku kanë gjetur të kultivuara 310 bimët narkotike.
Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies.
Dy personat e shoqëruar do të pyetën në cilësinë e personit që tregon rrethana të hetimit.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Përmet
Në sajë të operacionit antikanabis, policia ka sekuestruar në Përmet rreth 400 kg kanabis sativa, në proces tharje.
Kjo lëndë narkotike u gjet nga kontrolli i ushtruar në vendin e quajtur “Përroi i fshatit Odriçan”, në një kapanon të përshtatur me llamarina .
Për shkak të terrenit të thyer, autorët kanë mundur të largohen. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Tepelenë dhe Memaliaj
-Në qarkun Gjirokastër vijojnë operacionet antikanabis. Nga ky operacion janë sekuestruar 170 kg lëndë narkotike, si dhe dy armë zjarri.
Në pranga ka rënë Adhurim Harizi, 35 vjeç, banues në Matohasanaj, Tepelenë, ndërsa janë shpallur në kërkim dy vëllezërit E.H dhe R.H.
35-vjeçari u kap në në flagrancë në një stallë në fshatin Matohasanaj, ku nga kontrolli i ushtruar u gjetën 50 kg kanabis e përpunuar dhe rreth 60 kg në proces tharje.
Gjithashtu në fshatin Zhapokikë, Memaliaj, në pjesën malore të fshatit, u gjetën 6 thasë me kanabis me peshë 60 kg, si dhe në afërsi të lëndës narkotike u gjetën dhe u sekuestruan dy armë zjarri, një automatik dhe një pushkë 10.
Diskutime rreth kësaj post