Jozefina Topalli ka reaguar pas intervistës së dhënë nga 18-vjeçari Besmir Vathi, që u arrestua gjatë operacionit të sekuestrimit të 1.3 tonë kanabis në Derven të Krujës.
Ai tha sot para trupit gjykues që dha masën e sigurisë për të, se ishte punësuar në fabrikën e kanabisit për të ndihmuar familjen pasi është jetim.
Pavarësisht kësaj, gjykata e la në burg 18-vjeçarin që pastronte boçet e kanabisit për 1 mijë lekë në ditë.
Topalli thotë se faji për drogën është i politikanëve:
“O padrejtesi!
O gjykates te pashpirt!
O shtet i kalbur!
Po pse Besmirin ne burg?!!! e boset ne pushtet!!
Oooo
Pse faji i Besmirit eshte?!
Faji eshte i te gjithe neve , pervec Besmirit e Besmireve qe jane te pashprese e pa buke nga kjo kalbesire politike e sotme.
Arrest me burg, per nje 18 -vjecar jetim, qe kishte lene shkollen me mbajt frymen; e meqe pune nuk ka, filloi te pastroje bocet e kanabisit.
Po pse kjo eshte lufta ndaj droges??
Kjo eshte cinizmi i pushtetareve e boseve te mafies qe neser do bejne statistikat e suksesit te luftes kundra droges me Jetimet e vegjel..
Shikojeni o miq, fetyren e djalit jetim pas hekurave..
Ai eshte vetem viktima e nje shteti te shpartalkuar nga korrupsioni, nga mediokriteti e krimi qe ka kap majen”, shkruan Topalli.
Diskutime rreth kësaj post