Kjo është hera e tretë që çmimet me pakicë të karburanteve rriten këtë vit, pasi arritën në janar afër 150 lekë si rrjedhojë e rënies së naftës në bursat ndërkombëtare në 27 dollarë për fuçi.
Aktorët e tregut pohojnë se dy janë arsyet e rritjes së çmimeve.
Së pari shtrenjtimi i naftës në bursat ndërkombëtare, ku aktualisht tregtohet me 52 dollarë për fuçi.
Së dyti, bashkitë kanë filluar të arkëtojnë taksën e rilicencimit të karburanteve, 5 milionë lekë në Tiranë dhe 2 milionë lekë në rrethe. Kjo taksë u shumëfishua nga janari i këtij viti sipas një vendimi të këshillit të ministrave. Tregtuesit paralajmëruan që kjo taksë do të reflektohej me 4-5 lekë për litër në cmimin final të naftes. Ata duket se i kanë humbur shpresat se Gjykata Kushtetuese, që pritet të marrë vendimin përfundimtar për pak javë, do ta rrëzojë këtë tarifa.
Luigj Aliaj i Kastrati thotë se taksat fikse kanë arritur në 105 lekë për litër, ndërsa çmimi i naftes në bursa u rrit nga 300 dollare për ton, në 400 USD dhe tashmë ka arritur në 460 USD për ton, duke e bërë të pashmangshme rritjen e çmimeve.
Diskutime rreth kësaj post