Tregu çam / Rama i jep PDIU-së një zv.ministër
Çamët e Shpëtim Idrizit marrin një tjetër post në qeverinë “Rama”. Vjollca Braho, ish-drejtoresha e ISSH-së dhe FSDKSH-së do të emërohet zv/ministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, një post në qeveri i hapur posaçërisht për PDIU-në.
Javë më parë PDIU mori edhe drejtimin e Drejtorisë së Arkivave. Ndërkohë që kryeministri Rama ka lënë të hapur përfshirjen në kabinet edhe të një ministri nga PDIU-ja.
Zërat thon se bëhet fjalë për Mesila Dodën te Ministria e Kulturës, megjithatë kjo mbetet ende për t’u vendosur në ditët në vijim.
Diskutime rreth kësaj post