Blushi në Fier: Jam në proces dezinfektimi nga Rilindja
Pas Përmetit, deputeti Ben Blushi ka udhëtuar për në Fier ku është takuar me simpatizantë dhe mbështetës për platformën e re politike.
Gjatë bashkëbisedimit me qytetarë, Blushi është shprehur se është në proces dezinfektimi nga Partia Socialiste, prej së cilës u largua zyrtarisht disa ditë më parë.
“Do të grumbullohemi jo rreth një njeriu por rreth nje ideje, 25 vjet kjo nuk ka ndodhur në Shqipëri. Partitë e vjetra janë njësoj, kanë mbështetur shtresat e pasura të Shqipërisë.
Ne do jemi ndryshe, Shqipëria është në depresion më shumë se kurrë këto 25 vjet, Shqiperia është kanabizuar. Ne po organizohemi dhe akoma nuk është vendosur nëse do të drejtojë një person apo një grup personash”, është shprehur deputeti Blushi.
Diskutime rreth kësaj post