Forcat policore të 52 vendeve kanë arrestuar më shumë se 300 persona të një rrjeti të gjerë të disa bandave të trafikantëve, në kuadër të një operacioni njëjavor të kryer 24 orë në 24, njoftoi sot Europol.
“Objektivi i këtij operacioni të gjerë ishte për të luftuar rrjetet kriminale më të rrezikshme aktualisht aktive, si ato të lidhura me imigracionin e paligjshëm, trafikun e qënieve njerëzore dhe drogën dhe kiberkriminalitetin”, theksoi zyra evropiane e policisë në një komunikatë.
Rreth 529 viktima të trafikut janë gjetur në shtëpitë e mbyllura dhe sallonet e masazheve. Në total rreth 314 persona janë arrestuar dhe rreth 2,4 tonë kokainë janë sekuestruar.
“Koordinuar nga Europol që nga vendodhja në Hagë, operacioni “Ciconia Alba” është një goditje e madhe për grupet e krimit të organizuar që veprojnë në mbarë Bashkimin Evropian dhe gjetkë”, shtoi Europol.
Sipas kombësive të personave të arrestuar rrjetet e trafikut janë më aktive në BE.
Më shumë se 540 000 persona dhe automjete janë kontrolluar dhe inspektuar dhe shuma totale prej 181 500 euro është sekuestruar.
Diskutime rreth kësaj post