Tre shqiptarë të Kosovës janë në mesin e një grupi të përshkruar si të tmerrshëm të hajnave në rajonin e Stuttgarit, raporton KTV-ja.
Në total 9 persona janë arrestuar, e të cilët kanë vjedhur çkado që u ka dalë përpara dhe sipas aktakuzës ata dyshohen për vjedhje në 43 vende, në tërë rajonin.
Ndër më aktivët e grupit janë shqiptarët e Kosovës : Kushtrim S. 28-vjeçar, Leotrim Z, 22-vjeçar dhe Florim H, 21 vjeçar.
Aktakuza që rëndon mbi ta, përfshin vjedhje të arit, bizhuterisë, duhanit, biçikletave dhe çkado që kanë u ka dalë përpara, një dëm i shkaktuar prej 75 mijë eurosh.
Policia u ka rënë në gjurmë, duke përgjuar telefonin e kosovarit tjetër Dardan V, 27-vjeçari nga Kosova, i cili ka pasur punë me drejtësinë gjermane edhe më parë, për vepra penale të tjera.
Ai e ka zbuluar veten duke folur në telefon, e më pas edhe shokët.
Florim H, Kushtrim S dhe Leotrim Z, tani janë zënë dhe janë në burgun e Stuttgartit.
Kushtrimi përballet me akuzën e gjatë për vjedhje të rëndë, derisa Leotrimi akuzohet se ka vjedhë shufra të çmuara prej ari.
Diskutime rreth kësaj post