Një person 25-vjeç në gjendje të rënduar psikologjike ka hipur në vinçin në stadiumin ‘Qemal Stafa’ duke kërcënuar se do të hidhet nga lartësia.
Ai është Erjon Selimaj 25 vjeç dhe shprehet se jam jetim dhe se shteti më ka lënë pa shtëpi.
“Jam jetim. Shteti më ka lënë rrugëve, pa asnjë ndihmë, prandaj do të hidhem nga vinçi“.
26 vjeçari Selimaj babain e ka të sëmurë mendorë, ndërsa nënën në Itali, e cila e ka braktisur.
Pas njoftimit policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po tenton që të bindë të riun që që të zbresë.
Ende nuk dihet sesi i riu ka arritur që të shpëtojë nga vëmendja e punonjësve të stadiumit duke u ngjitur në vinç.
Roja i nje parkingu eshte shoqeruar nga policia per te mesuar si ka arritur qe te depertoje brenda stadiumit dhe te ngjitet i riu.
25-vjeçari deklaron se kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli së bashku me drejtoreshën e Konviktit Zaje Balla duan që të më fusin në burg.
Në një lidhje telefonike live për Report Tv nga vinçi ku ka hipur Erion Semilaj deklaroi “Dua të bëj një denoncim ndaj shtetit.
Dola nga burgu në 22 shtator 2015 u pendova shumë për krimet që kam bërë. Doja të ndihmoja babain, pasi është sëmurë, e mbajta me forcat e mia.
Dritan Leli e di këtë problem dhe nuk më hap dyert, por lajmëron policinë. Sot përballem në gjykatë sikur kam rrahur babanë.
E mora nga fshati për ta mbajtur babanë, por kryetari i bashkisë ka fryrë drejtoreshën e Konviktit.
Shteti do të më fusë në burg që të mos ankohem.
Dritan Leli më ka ofenduar gjithmonë më ka thënë je i sëmurë mendorë dhe mos më hajde më në bashki” deklaroi ai.
Spikerja e Report Tv Aida Tancica i ka bërë thirrje të riut që të zbresë, pasi i garantohet se nuk do të dhunohet nga policia.
Spikerja: Më premto se nuk do të hidhesh
Erjoni: Kam frikë se po zbrita do të më rrahi policia
Spikerja: Dëgjo, bëjmë një pakt. Ti të zbresësh që aty dhe unë të garantoj se me kamera do të ndjekim cdo zhvillim poshtë. Kemi marrë garancinë se nuk do do të të prekë njëri me dorë.
Erjoni: Unë nuk zbres që këtu sot.
Spikerja: Ti do të zbresësh, sepse na ne ke në krah. Jemi me ty Erjon, por zbrit
Erjoni: Nga flet ti, je në studio? Na dëgjojnë njerëzit?
Spikerja: Të garantoj se po na ndjekin live të gjithë. Po na ndjekin teleshikues nga mbarë vendi, po na dëgjon dhe policia. Dua që gjithë kjo bisedë që po bëjmë të konkludohet me një mision pozitiv. Ne do ndjekim me kamera dhe të gjithë do shohin cdo gjë.
Diskutime rreth kësaj post