Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 19:05 në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës.
Një automjet ka aksidentuar për vdekje një burrë 60-vjeçar që po përpiqej të kalonte në krahun e tjetër të rrugës.
NJOFTIMI I POLICISE:
Më datë 17.10.2016, rreth orës 19:05, në rrugën dytësore të Autostradës Tiranë-Durrës, pranë një qendre tregtare, një automjet me targa AA 730 MP që drejtohej nga shtetasi A. M., ka aksidentuar këmbësorin e seksit mashkull, rreth 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në moment si pasojë e plagëve të marra.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Drejtuesi i mjetit është ndaluar në flagrancë dhe është shoqëruar nga shërbimet e Qarkullimit Rrugorë Tiranë.
Diskutime rreth kësaj post