Ilir Sinanaj
Presidenti i Republikës Bujar Nishani nuk e dekretoi ligjin e miratuar të qeverisë së majtë për lejimin e importit të mbetjeve. Një nga argumentet e tij të shumta për këtë ishte edhe mungesa e informacionit për publikun në lidhje me nismë ligjore për importin e mbetjeve. Aktualisht qeveria nuk ka shpjeguar për publikun se me ligjin e ri të mbetjeve, mbetjet e importuara mund të përdoren si lëndë për industrinë me qëllim rikuperimin e energjisë (një mënyrë e rikuperimit të energjisë është duke djegur lëndë). Gjithashtu qeveria ka qëndruar e heshtur për sa i përket dhënies së informacionit se cilat mbetje konkretisht nga Lista e Gjelbër (me kodet përkatëse) planifikohen të importohen në Shqipëri. Ndërkaq, duke hulumtuar në aktet ligjore dhe nënligjore të mbetjeve ndër vite rezulton se në vitin 2012, në kohën e administratës “Berisha” lejohej importi i vetëm 25 mbetjeve që ishin në Listën e Gjelbër. Ndërkaq shoqëria civile si edhe Partia Socialiste ndërmorën një fushatë të gjerë për të ndaluar plotësisht importin e mbetjeve në Shqipëri, duke mbledhur firmat e nevojshme për një referendum kundër importit të mbetjeve. Me të Ardhur në pushtet në vitin 2013, qeveria “Rama” e shfuqizoi ligjin për importin e mbetjeve. Tashmë, në vitin 2016, qeveria “Rama” po lufton për të lejuar përsëri importin e mbetjeve. Ajo që është interesante është se mbetjet që planifikohen, pritet të jenë nga lista e 25-shes të miratuar në vitin 2012 nga administrata “Berisha”. Për më tepër legjislacioni në Shqipëri e bënte të mundur importin e mbetjeve që nga koha e administratës “Nano”.
Fillesat
Rruga për importin e mbetjeve në Shqipëri u hap “gjerësisht” në vitin 2008 me ndryshimet ligjore që iu bënë ligjit nr. 8934, datë 5.9.2002 “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, me anë të ligjit nr. 9890, datë 20.3.2008 për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr. 8934, datë 5.9.2002 “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar.
Kështu në vitin 2008 ligjit “Për mbrojtjen e mjedisit” iu bën ndryshime në nenin 22, ndër të tjera duke ndryshuar pikën 3:
“Importimi i mbetjeve të ngurta për t’u përdorur, përpunuar e ricikluar bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave, sipas rregullave, procedurave, sasive dhe afateve të miratuara prej tij, me propozimin e ministrit.”;
dhe duke shtuar pikën 4:
“Me propozimin e ministrit, Këshilli i Ministrave miraton listën e mbetjeve, që lejohen të importohen për qëllime përdorimi, përpunimi e riciklimi.”.
Importet e mbetjeve gjatë administratës Berisha
Në vitin 2010 Këshilli i Ministrave miraton VKM nr. 825, datë 13.10.2010 që lejon mbetjet që mund të importohen në Shqipëri. Kjo VKM u bazua mbi pikën 4, të nenit 22, të ligjit nr. 8934, datë 5.9.2002 “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar. Sipas kësaj VKM-je, në Shqipëri në vitin 2010 mund të importoheshin 55 nga afërsisht 160 mbetje sipas Listës e Gjelbër, mbetje sipas Listës B të Konventës së Bazelit, si e edhe mbetje sipas Katalogut Shqiptar të Mbetjeve (ato pa yll), sipas VKM nr. 99, datë 18.2.2005
Ndryshimi i ligjit “Për mbrojtjen e mjedisit”
Në vitin 2011, ligjit nr. 8934, datë 5.9.2002 “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar shfuqizohet dhe miratohet ligji nr. 10431, datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”. Shfuqizimi i ligjit të vjetër dhe miratimi i ligjit të ri u argumentua se kështu dispozitat ligjore shqiptare të mjedisit të përafroheshin plotësisht me Direktivën 2004/35/KE të Parlamentit Evropian dhe Këshillit, datë 21 Prill 2004 “Mbi përgjegjësinë mjedisore, parandalimin dhe riparimin e dëmeve mbi ambientin” e ndryshuar.
Ndërkaq, neni 22, i ligjit të vjetër të mjedisit (ku edhe ishte bazuar VKM-ja e lartpërmendur për mbetjet që lejohen të importohen), me ligjin e ri vazhdoi të ishte në fuqi deri në momentin që do të bëheshin ndryshimet ligjore përkatëse (pikat 6 dhe 7 e nenit 73 të ligji nr. 10431, datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”) Ndërkaq në shtator 2011 miratohet ligji nr. 10 463, datë 22.9.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”. Ky ligj u miratua duke u argumentuar se kështu përafrohej legjislacioni shqiptar për mbetjet përafrohej plotësisht me Direktivën 2008/98/KE të Parlamentit Evropian dhe Këshillit, datë 19 nëntor 2008 “Mbi mbetjet”, e cila shfuqizon disa direktiva. Duhet thënë se ky ligj i sapomiratuar për menaxhimin e mbetjeve lejonte importin e mbetjeve jo të rrezikshme.
Zvogëlimi i listë së mbetjeve që importohen
Me miratimin e ligji nr. 10 463, datë 22.9.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, qeveria “Berisha” në vitin 2012 miratoi VKM nr. 550, datë 22.8.2012 që ndryshonte VKM nr. 825, datë 13.10.2010. Dispozitat ligjore mbi të cilën u bazua VKM nr. 550, datë 22.8.2012 ishin pika 4, e nenit 22, të ligjit nr. 8934, datë 5.9.2002 “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar dhe pika 8, e nenit 49, të ligjit nr. 10 463, datë 22.9.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” Qëllimi i VKM nr. 550, datë 22.8.2012 bëri që lista e mbetjeve që mund të importohen në SHqipëri të zvogëlohej. Kështu lista e mbetjeve që lejoheshin të importohen ishin vetëm 25. Por këto 25 mbetje duhet të bënin pjesë njëkohësisht në Listën e Gjelbër, në Listën B të Konventës së Bazelit dhe në Katalogun Shqiptar të Mbetjeve (ato pa yll).
Shfuqizimi i dispozitës ligjore për importin e mbetjeve
Gjatë kohës që ishte në opozitë Partia Socialistë e kthehu në një kauzë madhore ndalimin e importit të mbetjeve. Por këtë gjë e nisi me t’u miratuar ligji nr. 10 463, datë 22.9.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”. Gjatë periudhës së opozitës Partia Socialiste së bashku me shoqërinë civile ndërmori një fushatë të gjerë për të mbledhur firmat e nevojshme në mënyrë që ndalimi i importit të mbetjeve të hidhej në referendumi. Dhe ia arritën të mblidhnin firmat.
Ndërkohë më të marrë pushtetin koalicioni i majtë, në vitin 2013 u miratua ligji nr. 156/2013 Për disa ndryshime në ligjin nr. 10463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” të ndryshuar, sipas të cilit u ndalua importi i mbetjeve dhe u shfuqizuan dispozitat e tjera ligjore që lejojnë importin e mbetjeve.
Beteja për të importuar mbetje në Shqipëri
Në shator të vitit 2016 u miratua ligji nr. 92/2016 Për disa ndryshime në ligjin nr. 10463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” të ndryshuar, sipas të cilit lejohen importet e mbetjeve jo rrezikshme. Por ky ligj së fundmi u kthye mbrapsht në Parlament nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani, i cili nuk e dekretoi.
Çfarë mbetjesh planifikohen të importohen në Shqipëri
Në media është përfolur se do të importohen (në rast se ligji për importin e mbetjeve hyn në fuqi) ose 25 mbetje të Listës së Gjelbër, ose 16 mbetje nga kjo listë ose ato mbetje po nga kjo listë që grupohen si alumin, dru, letër dhe plastikë. Por nëse do t’u përmbahemi debateve zyrtare, 25 mbetjet e Listës së Gjelbër janë po ato të miratuara me VKM nr. 550, datë 22.8.2012 në kohën e administratës ‘Berisha’.
Version 1/ mbetjet e Listës së Gjelbër, për të cilat qeveria planifikon importimin në Shqipëri (letër, dru, alumin, plastikë)
(GA 140) mbetje dhe skrape të Aluminit
(GH 010) prerjet dhe kthimet, prej plastike
(GH 011) të etilenit
(GH 012) polimere të stirenit
(GH 013) polimere të vinil kordit
(GH 014) polimere ose bashkime polimerësh, për shembull:
– polipropien – tereftalate polietileni
– co-polimer akrilonitrili
– co-polimer butadieni
– co-polimer stireni – poliamide
– tereftalate polibutileni
– polikarbonate – sulfide polifenileni
– polimere akreliku
– parafina (C10- C13) ( keto nuk mund të polimerizohen dhe të përdoren si plastifikatorë) – poliuretan (që nuk përmban clorfluorcarbon-CFC)
– polisiloksalane (silikone)
– polimetil metakrilat
– aklool polivinili
– butiral polivinili
– acetat polivinili
– polimere të etilenit të florinuar (Teflon, PTFE)
(GI 010) Mbetje dhe skrape të letrës ose kartonit
(GI 011) nga letra ose karton të pazbardhur si edhe letra dhe kartona të zhubrosura ose të valëzuara
(GI 012) nga letra ose kartona të llojeve të tjerë të përgatitura kryesisht prej pulpe kimike të zbardhur, jo të ngjyrosur në tërësi
(GI 013) nga letra ose kartonë të përgatitur kryesisht prej pulpe mekanike (gazeta, revista dhe të tjera printime të ngjashme)
(GL 010) Mbetje druri dhe skrap, i ose jo i bërë grumbull në kërcunj, briketa,topa apo forma të tjera të ngjashme
Version 2/ 16 mbetjet e Listës së Gjelbër, për të cilat qeveria planifikon importimin në Shqipëri
(GA 040) mbetje dhe skrap nga hekuri i braktisur
(GA 050) mbetje dhe skrap nga çeliku i pandryshkur
(GA 070) mbetje dhe skrap nga teneqet e hekurit e te çelikut
(GA 080) mbetje nga tornot, metalprerëset, stampimet etj (të paketuara ose jo)
(GA 140) mbetje dhe skrape të Aluminit
(GH 010) prerjet dhe kthimet, prej plastike
(GH 011) të etilenit
(GH 012) polimere të stirenit
(GH 013) polimere të vinil kordit
(GH 014) polimere ose bashkime polimerësh, për shembull:
– polipropien – tereftalate polietileni
– co-polimer akrilonitrili
– co-polimer butadieni
– co-polimer stireni
– poliamide
– tereftalate polibutileni
– polikarbonate
– sulfide polifenileni
– polimere akreliku
– parafina (C10- C13) ( këto nuk mund të polimerizohen dhe të përdoren si plastifikatorë) – poliuretan (qe nuk permban clorfluorcarbon-CFC)
– polisiloksalane (silikone) – polimetil metakrilat – aklool polivinili – butiral polivinili – acetat polivinili – polimere të etilenit të florinuar (Teflon, PTFE)
(GI 010) Mbetje dhe skrape të letrës ose kartonit
(GI 011) nga letra ose karton të pazbardhur si edhe letra dhe kartona të zhubrosura ose të valëzuara
(GI 012) nga letra ose kartona të llojeve të tjerë të përgatitura kryesisht prej pulpe kimike të zbardhur, jo të ngjyrosur në tërësi
(GI 013) nga letra ose kartonë të përgatitur kryesisht prej pulpe mekanike (gazeta, revista dhe të tjera printime të ngjashme)
(GJ 120) Veshje të përdorura ose artikuj të tjerë tekstilë të përdorur
(GL 010) Mbetje druri dhe skrap, i ose jo i bërë grumbull në kërcunj, briketa,topa apo forma të tjera të ngjashme
25 mbetjet e Listës së Gjelbër, për të cilat u lejua importimi në Shqipëri me VKM nr. 550, datë 22.8.2012
(GA 040) mbetje dhe skrap nga hekuri i braktisur
(GA 050) mbetje dhe skrap nga çeliku i pandryshkur
(GA 070) mbetje dhe skrap nga teneqet e hekurit e te çelikut
(GA 080) mbetje nga tornot, metalprerëset, stampimet etj (të paketuara ose jo) (GA 120) mbetje dhe skrape të Bakrit
(GA 130) mbetje dhe skrape të Nikelit
(GA 140) mbetje dhe skrape të Aluminit
(GA 150 mbetje dhe skrape të Plumbit
(GA 160) mbetje dhe skrape të Zinkut
(GA 170) mbetje dhe skrape të Kallajit
(GB 010) mbetje saldimesh Zinku
(GD 070) Mbetje të anhidritit të silicit në formë të ngurtë përjashtuar ato të përdorura në operacionet e shkrirjes
(GE 010) Mbetje dhe skrape qelqi me përjashtim të qelqeve të tubave të rrezeve katolike dhe qelqe të tjera të aktivizuara
(GE 020) Mbetje të fibrave të qelqit
(GH 010) prerjet dhe kthimet, prej plastike
(GH 011) të etilenit
(GH 012) polimere të stirenit
(GH 013) polimere të vinil kordit
(GH 014) polimere ose bashkime polimerësh, për shembull:
– polipropien
– tereftalate polietileni
– co-polimer akrilonitrili
– co-polimer butadieni
– co-polimer stireni
– poliamide
– tereftalate polibutileni
– polikarbonate
– sulfide polifenileni
– polimere akreliku
– parafina (C10- C13) ( këto nuk mund të polimerizohen dhe të përdoren si plastifikatorë) – poliuretan (qe nuk permban clorfluorcarbon-CFC)
– polisiloksalane (silikone)
– polimetil metakrilat
– aklool polivinili
– butiral polivinili
– acetat polivinili
– polimere të etilenit të florinuar (Teflon, PTFE)
(GI 010) Mbetje dhe skrape të letrës ose kartonit
(GI 011) nga letra ose karton të pazbardhur si edhe letra dhe kartona të zhubrosura ose të valëzuara
(GI 012) nga letra ose kartona të llojeve të tjerë të përgatitura kryesisht prej pulpe kimike të zbardhur, jo të ngjyrosur në tërësi
(GI 013) nga letra ose kartonë të përgatitur kryesisht prej pulpe mekanike (gazeta, revista dhe të tjera printime të ngjashme)
(GJ 120) Veshje të përdorura ose artikuj të tjerë tekstilë të përdorur
(GL 010) Mbetje druri dhe skrap, i ose jo i bërë grumbull në kërcunj, briketa,topa apo forma të tjera të ngjashme
Diskutime rreth kësaj post