Partia Socialiste do të konkurojë në zgjedhjet për kryetar të bashkisë Kolonjë me kandidatin Ilia Stefa. Nga selia e PS-së, deputeti Pandeli Majko, bëri publik emrin e kandidatit, ndërsa shprehu bindjen se përzgjedhja e tij është e duhura.
“Ne jemi të bindur se përzgjedhja që ka bërë shtëpia e PS-së në Kolonjë, është e duhura, prandaj njëzëri PS e miratoi propozimin që erdhi në kryesi. Kandidati është mjek në qytetin e tij, i njohur për shërbimin dhe modestinë ndaj qytetarëve”.
Përballë kandidatit Stefa konkuron kandidati i PD-së, Dritan Hajro.
Zgjedhjet në Kolonjë do të mbahen më 20 nëntor, pas ndarjes së parakohshme nga jeta të kryebashkiakut Arben Malo.
Diskutime rreth kësaj post