Deputetja Mimoza Hafizi, e cila i është bashkuar partisë së Ben Blushit shkruan në “Facebook” se qëllimi i partisë së re është që të vendosë Shqipërinë mbi partinë.
Ajo tregon se shumë njerëz i janë bashkuar kësaj partie, pasi janë zhgënjyer nga qeverisja dhe partitë e tjera.
Reagimi i plotë
Kam kaluar dy ditë inkurajuese mes qytetarësh vlonjatë e gjirokastritë, të cilët kërkojnë, mbështesin e frymëzojnë forcën tonë të re politike.
Kam takuar mësues e gazetarë, pedagogë e nxënës, sipërmarrës biznesi, të rinj e pensionistë, profesionistë të lirë, njerëz të punës së ndershme, qytetarë të thjeshtë e pa histori politike, burra e gra që e neverisin politikën si trampolinë përfitimi vetjak.
Kam shkëmbyer ide për aksion me shqiptarë që sfidojnë pesimizmin e mungesën e shpresës që na ka mbërthyer, me vizion e besim për të ardhmen e këtij vendi, me miq që e refuzojnë këtë klasë politike, këtë sistem të degraduar që në dekada ka penguar progresin e Shqipërisë.
Kam ndarë qëllimin dhe parimet kryesore të Nismës sonë me qytetarë që janë të gatshëm të bëhen pjesë e një lëvizjeje politike njerëzish të lirë e të barabartë, lëvizjeje politike që vë Shqipërinë mbi Partinë.
Diskutime rreth kësaj post