Kryeministri Edi Rama, i cili ka udhëtuar dje, drejt Serbisë ku mori pjesë në Forumin e Sigurisë të vendeve të Ballkanit ka pasur pjesë të axhendës së tij edhe promovimin e librit “Kurbani” në gjuhën serbe.
Në aktivitetin e mbajtur në Hotel Crown Plaza, merrnin pjesë publicistë dhe gazetarë serbë e shqiptarë. Por, gjithashtu është vënë re prania e Ministrit të Jashtëm serb Ivica Daçiç si edhe i 2 ministrave të tjerë.
Gjatë fjalës së mbajtur me këtë rast Rama ka thënë se nuk ka ndërmend të shkruajë më libër si kryeministër. Ai ka rrëfyer edhe për përvojën e tij si politikan. Një punë e Mrdjan Bajic (Mergjan Bajic) një skulptor nga Beogradi, mik i Edi Ramës që nga vitet e Parisit zë vend në ballë të kopertinës ku me “shkrim dore” shkruhet në serbisht “Flijim” është kopertina në gjuhën serbe e librit “Kurban” të kryeministrit, libër që u shkrua pasi ai humbi Tiranën si kryebashkiak.
Ballina, paraqet poshtë emrit të tij, një ”kukull” të rrëzuar mbi një tryezë pune. Përtej ballinës, brendia flet në një gjuhë tjetër realitetin shqiptar, që për çudi duket se ndër vite pak ka lëvizur. “Kur shkruaj në gjuhën shqipe, unë emrin e tim e shqiptoj Gjorgje Bozhoviq”. Kjo është fjalia hyrëse që shoqëron intervistën e përkthyesit Djordje Bozovic, intervistë, pyetjet e së cilës kanë pritur gjatë në postën e tij, ndërsa Gjorgje i jepte jetë në gjuhën serbe “Kurbanit” të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Diskutime rreth kësaj post