Deputetja e Parlamentit islandez Unur Bra Konradsdotir ka mbajtur fjalim duke e mëkuar foshnjën e vet, vajzën një muaj e gjysmë, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, transmeton Koha.net.
Ajo me këtë rast ka thënë se mëkimi është gjëja më e natyrshme në botë.
Deputetja me orientim të djathtë e Partisë për Pavarësi i ka thënë AFP-së se të folurit gjë nuk e pengoi foshnjën.
“Përkundrazi, do ta pengonte sikur t’ia ndërprisja mëkimin gjatë kohës që flisja”, ka thënë nëna e tre fëmijëve.
Mediet islandeze kanë raportuar se kjo ka ndodhur për herë të parë në historinë e këtij vendi.
Në Islandë, në vitin 1980 kryetare e vendit për herë në mënyrë demokratike u zgjodh Vigdis Finbogadotir.
Diskutime rreth kësaj post