Gjiganti koreanojugor, “Samsung Electronics”, ka ulur sot parashikimet mbi përfitimet operative në tremujorin e tretë, me 33,3 për qind si pasojë të dështimit që shkaktoi Galaxy Note 7.
Samsung parashikon një fitim operacional prej 5 200 miliardë uon (4,17 miliardë euro), kundër 7 800 miliardë uon që parashikoheshin më parë. Grupi ka ulur gjithashtu edhe parashikoimet për xhiron me katër për qind, në 47 000 miliardë uon.
Nga ana tjetër aksionet e Samsung kanë regjistruar një humbje rekrod prej tetë për qind në Bursën e Koresë.
Gjiganti koreanojugor ka vendosur mos financojë më fiaskosn e Note 7 dhe të ndërpresë përfundimisht prodhimin e këtij smartfoni të përfshirë në skandalin e baterive që marrin flakë.
Diskutime rreth kësaj post