Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri tha sot se për më shumë se 11 mijë punonjës të Policisë së Shtetit do të ketë sërish rritje page, e cila do të ketë një vlerë deri në 17 %.
Duke falenderuar Kryeministrin Edi Rama për mbështetjen, Tahiri theksoi se falë vullnetit të kësaj qeverie, Policia nuk është më e tradhtuar.
“Kjo është hera e dytë që rrisim pagat në tre vite duke dëshmuar përkrahjen tonë drejt Policisë së Shtetit”, tha Tahiri.
” Do të kemi nga 1 janari 2017 një rritje prej 17%, të pagës, ose e thënë ndryshe një rritje prej 10 070 lekë të reja për çdo punonjës, ose 45% më e lartë paga se tre vite më parë”, sqaroi ministri gjatë aktivitetit “Policia e Gjeneratës së Re”, në Tiranë.
Diskutime rreth kësaj post