Pas shpalljes së fituesve të raundit të dytë në universitete dhe regjistrimit të tyre në një program studimi ,krijohet mundësia e kuotave të mbetura bosh për shkak se kandidatët janë shpallur fitues në disa degë njëkohësisht.
Ndaj, pas datës 16 të muajit tetor, ku përfundon edhe regjistrimi i fituesve do të shihen edhe mundësite për të gjithë ata maturantë që nuk kanë mundur të fitojnë asnjë program studimi as në këtë faze aplikimi. Sipas ministrisë së Arsimit, mundësitë për kandidatët që janë poshtë vijës së kuqe do të jenë të mëdha
Për kandidatët që janë shpallur fitues, duhet të kenë shumë kujdes. Kjo për faktin se degën që kanë fituar në raundin e dytë, e humbasin nëse nuk regjistrohen.
“Kandidatët të cilët nuk janë regjistruar brenda datës 16 tetor 2016, humbin të drejtën për t’u regjistruar në fazat e mëtejshme në programet e studimit ku ata rezultonin fitues”, thuhet në udhëzimin nr.13 të Ministrisë së Arsimit.
Më tej, në udhëzimin e ministrisë theksohet se “pas mbylljes së regjistrimeve të raundit të dytë, në datat 17¬-18 tetor, sekretaritë mësimore të IAL¬ve do të regjistrojnë online dhe me dokumentacion kandidatët. Regjistrimi do të bëhet duke respektuar renditjen në listat e fituesve të raundit të dytë, pas zbritjes së vijës së fituesit të fundit konform numrit të kuotave të parashikuara për programin përkatës të studimit”.
Diskutime rreth kësaj post