UASHINGTON, 11 tetor /ATSH-ANSA/ – Samsung pezullon krejtësisht shitjen e “Galaxy Note7”, sipas medias amerikane.
Kolosi koreanojugor i ka kërkuar partnerëve, të kompanive telefonike dhe distributorëve, që të mos e shesin më smartfonin për sa kohë do të vazhdojnë hetimet mbi incidentet e fundit.
Note 7 është tërhequr në javët e fudnit nga SHBA-ja pas denoncimeve mbi faktin se pajisja merr flakë.
“Mbetemi të përqëndruar që të punojmë nga afër me autoritetet për të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zgjidhjen e kësaj situate”, thekson Samsung.
Nga ana tjetër Samsung ka rënë ndjeshëm në Bursë pas pezullimit të plotë të shitjeve të “Galaxy Note7”, kolosi koreanojugor ka humbur deri në pesë për qind të vlerës./
Diskutime rreth kësaj post