Reforma zgjedhore, Balla: PD është kundër votës së emigrantëve
TIRANË, 11 Tetor/ATSH/.- Taulant Balla, nënkryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste (PS), njëkohësisht bashkëkryetar i komisionit për reformën zgjedhore, u shpreh të martën se Partia Demokratike (PD) është kundër votës së emigrantëve në zgjedhjet e ardhshme.
Sa i takon kërkesës së opozitës për votimin dhe numërimin elektronik, Balla u shpreh se edhe nëse miratohet sistemi i ri i numërimit, në Shqipëri, pala humbëse do të kërkojë sërish numërim manual.
Ai u ndal edhe tek procesi i financimit të partive politike, për të cilën transparenca duhet kërkuar brenda forcave politike. “Procesi i financimit të partive duhet të jetë shumë transparent dhe i adoptuar, jo vetëm brenda partive, por edhe brenda KQZ-së”, theksoi bashkëkryetari i komisionit te reformës zgjedhore.
I pyetur për ecurinë e negociatave me opozitën për arritjen e konsensusit për ligjin “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i shtyrë për votim nga seanca e kaluar plenare, Balla tha se jemi në pritje, por gjithsesi, shtoi ai, mazhoranca i ka votat për miratimin e tij./a.s//m.m/
Diskutime rreth kësaj post