Kayla Itsines është njëra ndër trajneret më të famshme në Instagram me më shumë se katër milionë ndjekës.
Ajo na tregon se si të ushtrohemi për të pasur një trup perfekt dhe të tonifikuar.
Ushtrimi 1: Galiç të dyfishtë
Qëndroni me shputa të hapura në distancën e supeve me ndarje të lehtë të gishtave nga “jashtë”.
Kërdhokullat shtrijini prapa dhe lakoni lehtë gjunjët, filloni të ulni vithet në drejtim të dyshemesë.
Tani pjesërisht shtrini këmbët në mënyrë që vithet të ngrihen lart disa centimetra.
Përsëriteni këtë ushtrim 10 herë.
Ushtrimi 2. Galiç kërcyes
Uluni galiç, vendosni shuplakat në dysheme, ndërkaq këmbët shpejt hidhni prapa, ashtu që të gjendeni në pozitën për të bërë pompa.
Kthehuni në pozitën fillestare, dhe pastaj drejtohuni me duar të shtrira pas kokës.
Përsëriteni këtë ushtrim.
Vendosni kronometrin në 3 minuta, dhe bëni çdo ditë ushtrime në kohëzgjatje prej 180 sekondash./albeu.com/
Diskutime rreth kësaj post