Duke filluar nga janari i vitit 2017, Kosova do të marrë pjesë në seancat e asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës me një delegacion të përbërë nga tre anëtarë, pozitë, opozitë, dhe pakica.
Vendimi u ratifikua me shumicë votash sot gjatë sesionit të asamblesë parlamentare të KiE bën të ditur një komunikatë për shtyp nga Kuvendi i Kosovës, i cili ka dërguar në Strasburg një delegacion të përbërë nga nëkryetarët Xhavit Haliti dhe Aida Dërguti.
Me këtë vendim, Kuvendi i Kosovës bëhet pjesëmarrës në mbledhjet e Komitetit për Demokraci ku vendoset edhe për raportime, apo rezolutat për Kosovën, merr të drejtën e fjalës Brenda mbledhjeve dhe zgjerimi i delegacionit përfaqësues nga Kuvendi i Kosovës, i cili deri tani kishte dy anëtarë.
Kjo u arrit falë ndihmës së delegacionit shqiptar të kryesuar nga Valentina Leskaj, dhe disa shteteve të tjera, të cilëve iu desh të punonin kundër lobimit të serbëve për ta penguar pjesëmarrjen e Kosovës.
“Si rezultat i diplomacisë parlamentare, Kosova ka arritur të anëtarësohet në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europë”, kështu e ka përshëndetur vendimin kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli me një status në “Facebook”, duke e cilësuar këtë si një shenjë se Kosova po ecën përpara me hapa të sigurt drejt integrimit në organizatat më të rëndësishme ndërkombëtare.
Nga Strasburgu, anëtari i delegacionit shqiptar nga radhët e LSI-së, Petrit Vasili, tha se vendimi i KiE është historik për Kosovën dhe se drejta e fjalës e Kosovës tashme është një e drejtë e fituar.
Rama pritet me protesta para takimit me shqiptarët në Londër, qytetarët përplasen me policinë
Një protestë po zhvillohet në Londër pak para nisjes së takimit të kryeministrit Edi Rama me shqiptarët e Britanisë së...
Diskutime rreth kësaj post