Frymëzuar nga një video e vjetër e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, e publikuar ditët e fundit, u bëmë kreativë e nisëm të analizonim ndryshimet e mëdha që ka pësuar ai ndër vite. Le të jemi të qartë që në fillim, kur flasim për ndryshim, i referohemi kreykëput pamjes së tij të jashtme, veshjes, rrudhave, flokëve, dhëmbëve e gjestikulacionit. Siç vihet re edhe nga këto foto që kemi gjetur, zoti Rama ka ndryshuar shumë! Me shumë gjasë ai duhet të ketë punësuar një kurator personal imazhi, por këto janë thjesht aludime, pasi nuk ka ndonjë fakt për këtë.
Ai ra në sy që në daljet e tij të para. Një politikan i ri, shumë larg stilit të zakonshëm, nga veshja e sjellja. Çorapet me ngjyra të Edi, e më vonë kollaret e çuditshme, u bënë ‘hit’ që në kohët ku të gjithë sytë ishin nga televizori, pasi interneti nuk ishte ende kaq i zakonshëm në shtëpitë shqiptare.
RRUDHAT
Duke pasur një fytyrë që i flet shumë mimika, që në moshë të re Edi Rama kishte rrudha. Po ashtu rrathët e syve i kishte të nxirë, e mbi qepalla kishte dy qeska dhjamore. Sot duket më i “hekurosur” e sigurisht që trajtimet e kryera janë lehtësisht të dallueshme. Nuk dihet ekzaktësisht se si e ka trajtuar ai fytyrën, me kremëra të posaçëm apo ndërhyrje estetike. Po ashtu besojmë se edhe regjimi duhet të ketë pasur ndikim të madh në përmirësimin e lëkurës së kryeministrit. Ai sot bën një jetë familjare, e sigurisht që bashkëshortja Linda kujdeset për regjimin e tij ushqimor e orët e gjumit.
2016
VESHJA
Siç e përmendëm edhe më lart, Edi Rama solli një “frymë” të re në radhët e përfaqësuesve politikë shqiptarë, të cilët deri atëbotë kishin “unfiormën” e tyre: kostum i zi, këmishë të bardhë e kollare burrash, megjithëse ishin tek të 30-at. Rama i dashuronte ngjyrat. Ai historikisht ka përdorur çorape shumëngjyrëshe, këmisha me lule e kollare që komentoheshin në fillim si të çuditshme. Sot kryeministri vazhdon të veshë ‘t-shirt’ paraditeve në takimet me qytetarët, apo pantallona të shkurtra në bulevard, por në mbledhje qeverie, kryeministri e parlament, ai ka përqafuar “uniformën” e kostumit serioz. Mendojmë se në këtë nuk ka ndikur vetëm detyra, por edhe mosha.
2016
DHEMBET
Edi Rama ka pasur probleme me dhëmbët. Ndaj kur i rregulloi ato duke fituar buzëqeshjen e pastër që ka sot, ra menjëherë në sy. Madje kjo u bë edhe shkak për batuta nga ana e opozitës. Rregullimi i dhëmbëve ka qenë vendimi më i mirë që Rama ka marrë për veten.
2016
FLOKET
Flokët e Ramës, kurrë të krehura me rregull, tregonin ende pa hapur gojën ai, për natyrë e tij kontroverse. Gjithnjë flokëpakë, vitet e fundit Rama vendosi që t’i presë shkurt ato për t’u dukur më i rregullt se kurrë.
2016
GJESTIKULACIONI
Edi Rama sot kontrollon zërin, levizjet e duarve, të kokës e të trupit. Dikur ai dukej sikur e kishte gati të pamundur të qëndronte pa lëvizur. Dhe jo pak herë ulëriste në podium.
Diskutime rreth kësaj post