Ajo thotë se është njohur me të në një emision televiziv.
Grida zbulon pa dashje ironinë e Bakallit kundrejt saj, duke i thënë se ai po dilte nga politika, për t’i lënë vendin pikërisht asaj.
Ironia qendron në faktin se nga politika po dilte dhunshëm dhe i detyruar një profesor i nderuar, për t’i lënë vendin një personazhi si Grida, e përfolur për disa skandale.
“Kur një lajm i tillë troket, koha ndalon dhe instikti i jetës të thërret të kuptosh se si e jetojmë çdo ditë si të përjetshme, pa ndërgjegjen që zgjimi i çdo dite është një dhuratë. Kur një lajm i tillë troket, mendja njerëzore shkundet të kuptojë që asnjë problem i jetës nuk është tragjedi, tragjedia është të mos shikosh jetën te çdo problem.
U kujtova se si rastësia e mirë solli që për herë të parë me Gilmanin të shkëmbeheshim në një studio televizive.
Ndodhi disa vite të shkuara që sot duken edhe më shumë të shkuara. Më kujtohet shkëmbimi simbolik, unë po hyja në studio, Gilmani po dilte për të marrë një bllok shënimesh të harruar jashtë. Në prag të derës bëmë një ndalesë mirësjelljeje njëkohësisht për t’i hapur rrugën tjetrit.
Në atë ndalesë të mirësjelljes ai me shpoti të buzëqeshur më tha…, “ja kështu është, ti hyn në politikë, unë dal”.
Buzëqesha dhe i thashë; unë hyj sepse njerëz si ti janë në politikë, e qoftë larg të dalin pikërisht këta…
Por ai e kishte vendosur, ishin momentet kur kishte vendosur t’i kthehej akademisë dhe si njeri i lirë dhe mendje intelektuale nuk ngurronte të thoshte të vërtetën e tij me politikën me shoqërinë dhe me çdo gjë tek e cila besonte”, shkruan Grida.
Diskutime rreth kësaj post