Debati i sotëm mes dy kandidatëve për President të Sheteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump dhe Hilary Clinton është realizuar përmes akuzash të forta të ndërsjella për çështje të ndryshme, ndërkohë që fituese e këtij debati ka rezultuar sërish Hilari Clinton.
Kandidatët në këtë debat të dytë televiziv nuk i kanë dhënë as dorën njëri-tjetrit në nisje të debatit ndërkohë që pika më kulmore e këtij debati ishte sjellja në sallën ku po zhvillohej debati e tre grave që kanë akuzuar Bill Clinton për sjellje të pahijshme seksuale në të kaluarën.
Trump u pyet në këtë debat për deklaratat e publikuara mbi gratë dhe ai u mundua që t’i shmangej, çka u përdor nga Clinton duke thënë ‘Ja kush është Trump” por i menjëhershëm ishte edhe reagimi i këtij të fundit ku tha se populli amerikan nuk duhet të shohë fjalët e tij, por veprat e Bill Clinton.
Ai deklaroi se “Kam respekt të madh për gratë; askush nuk i respekton gratë më shumë se unë,” ndërkohë që Clinton e kritikoi ashpër rivalin edhe për emigrantët, myslimanët dhe çështje të tjera.
Trump e kritikoi Clinton për çështje të tjera si arsimi dhe afrikano-amerikanët.
Debati u përqendrua edhe tek emailet e Clinton, ku Trump tha se ai do të emëronte një prokuror të posaçëm për të hetuar rivalen e tij duke i thënë asaj se, “Ju do të përfundonit në burg”.
Clinton nga ana e saj u kundërpërgjigj dhe quajti “të rrezikshme” retorikën e rivalit Trump për myslimanët. “Vizioni im i Amerikës është një Amerikë ku secili ka një vend”,tha ajo.
Por Trump u përgjigj duke thënë se islamofobia është problem, por shtoi se SHBA kanë një problem serioz.
Lidhur me ndikimin e Rusë në këto zgjedhje, Clinton ka thënë se ajo po mbështet Trump, por ky i fundit ka thënë se të gjithë e dinë bilancin e të ardhurave të tij ndaj dhe nuk kishte nevojë për financime.
Debati u përqëndrua edhe në çëashtje të tjera si Siria, Aleppo.
Të pyetur nëse do të jenë presidentë të të gjithë amerikanëve, kandidatët dhanë përgjigje të ndryshme:
“Shumë njerëz janë të shqetësuar nëse do të kenë një vend në Amerikën e Donald Trumpit,” tha Clinton.
“Zonja Clinton ka një urrejtje të madhe në zemrën e saj”, u përgjigj kandidati Trump. “Ky vend nuk mund të durojë katër vjet të tjera të Barak Obamës dhe kjo do të ndodhë nëse ajo zgjidhet,” tha ai.
Lidhur me pyetjen nëse ata kanë diçka që respektojnë tek njëri-tjetri, Clinton tha se respektonte fëmijët e Trump ndërsa kandidati republikan u përgjigj se Hillary nuk dorëzohet dhe kjo është një veti e mirë.
Kandidatët e përfunduan debatin e ashpër me një shtrëngim duarsh.
Diskutime rreth kësaj post