Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër pasi akuzohen se janë të përfshirë në një rrjet trafikimi femrash për prostitucion.
Policia e kryeqytetit bën të ditur se Dario Prifti, 26-vjeç, nga Kurbini është vënë në pranga ndërkohë që është shpallur në kërkim F. Ll pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet të kenë trafikuar në drejtim të Italisë me qëllim shfrytëzimi për prostitucion, R.L.
Në momentin e prangosjes, Dario Prifti ishte duke udhëtuar me një Ferrari ngjyre të kuqe. Për shtetasin Dario Prifti, kanë nisur hetimet për të saktësuar prejardhjen e pasurisë.
Shfrytezonin nje shtetase si prostitute, ja cfare iu sekuestrua
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin, dyshohet të kenë trafikuar në drejtim të Italisë me qëllim shfrytëzimi për prostitucion, shtetasen R.L.
Nga kontrolli i banesës së shtetasit Dario Prifti në Fushë Mamurras u sekuestruan në cilësin e provës material:
– 3 kamera filmike dhe 1 aparat fotografik të dyshuar të vjedhura
– 1 dylbi si dhe dylbi arme zjari snajper
– 1 automjet tip Ferrari F 430, pa targa e dyshuar e vjedhur jashtë shtetit dhe e trafikuar në Shqipëri
– 1 automjeti tip Porsche Cayene me targë AA 663 NT (gjatë kontrrollit të mjetit u konstatuan disa doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sattiva.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për veprat penale të “Trafikimit personave”, “Shfrytëzimit prostitucionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga Nenet 110/a, 114 dhe 283 e Kodit Penal.
Diskutime rreth kësaj post