Ndahet papritur nga jeta Gilman Bakalli
Është ndarë papritur nga jeta ish-deputeti i Partisë Demokratike Gilman Bakalli. Lapsi.al mësoi se shkak është bërë një leucemi akute. Megjithë ndërhyrjen e mjekëve nuk është bërë i mundur shpëtimi i tij.
Ai u nda nga jeta rreth orës 18.30 në moshën 49-vjeçare. Bakalli ishte diplomuar në gjermanistikë në universitetin Luigj Gurakuqi të Shkodërs. Ai mbajti mandatin e deputetit nga viti 2005 deri në vitin 2009.
Aktualisht ishte Lektor ne nje universitet privat. Kishte një përvojë 15-vjeçare në mësimdhënie në nivel universitar, në fushën e teorive të letërsisë, përkthimit, komunikimit ndërkulturor dhe teorive të komunikimit.
Diskutime rreth kësaj post