Berisha ironi me Ramën: ‘Shoku Xhemal’ çoi 3 kunetër në Strasburg
Personazhi i njohur “Kunati i shokut Xhemal” ka ilustruar sot një pjesë të mirë të fjalimit të ish-kreut të qeverisë, Sali Berishës, në Kuvend, që ka theksuar se “reforma e Ramës është Reforma si të shtojë Surrelin”.
Nga foltorja e Kuvendit, Berisha ka kërkuar që Rama të mos thirret më as “legen” dhe as “kazan”, por “shoku Xhemal” dhe e argumentoi pse:
E para, se për të mbrojtur ligjet e bëra prej tij, merr përsipër të bëhët zëdhënësi i një ambasadori.
Së dyti, se nga “Vetingu” që Rama vetë u bëri gjykatësve, i dolën tre kunetër(!!!) si kandidaturat e vetme të Shqipërisë për Gjykatën e Strasburgut:
“Njeri ishte kunati i shokut Xhemal, tjetri ishte kunati i shoqes Xhemile dhe e treta, kryendrikulla!” , tha ai. – Unë pikërisht zgjodha sot “shokun Xhemal” – dhe të më falin të gjithë ata që kanë emrin Xhemal, po kjo ka lidhje me skeçin, me komendinë – se zotëria çoi dy kunetër në qindra avokatë, juristë, pedagogë që mund të shkonin në Strasburg! Po kjo është t’i pështysh vendit në surrat! Ky është Vetingu i tyre: Vetëm nepotizëm, lidhje me krimin!”
Diskutime rreth kësaj post