Tjetër tkurrje në PS, Hafizi shpall “divorcin”
Partia Socialiste duket se pas largimit të deputetit Ben Blushi, do të ketë një tjetër largim nga radhët e saj.
Deputetja Mimoza Hafizi u shpreh sot se formalisht dhe praktikisht nuk është më pjesë e PS-së.
Këto deklarata të Hafizit gjatë takimit që Ben Blushi pati sot më mbështetës në ambientet e muzeut historik kombëtar ku u bë edhe një rezyme në lidhje me krijimin e partisë së re.
Në takim ishte edhe deputetja Mimoza Hafizi. “Formalisht dhe praktikisht nuk jam më pjesë e PS”, është shprehur ajo.
Ndërsa Blushi është shprehur se do të krijohet një parti e qendrës. Pritet që në ditët në vijim të shpallet partia e re dhe të dhëna rreth saj, parashikohet data 10 nëntor.
Para disa ditësh Blushi deklaroi largimin përfundimtar pas 20 vitesh karrierë nga Partia Socialiste, përmes një letre, pas konflikteve që ka prej kohësh me Edi Ramën dhe Rilindjen, por duket se këtë drejtim mori edhe kolegia e tij Hafizi.
Diskutime rreth kësaj post