Parlamenti bullgar miratoi sot një ligj që ndalon mbajtjen e vellos që mbulon fytyrën në publik, duke u bërë bashkë me Francën dhe Belgjikën një nga pak vendet evropiane ku një masë e tillë është në fuqi, ndërkohë që në vend po regjistrohet një rritje e salafizmit.
Legjislacioni i ri ndalon mbajtjen në vendet publike të veshjeve që mbulojnë pjesërisht ose plotësisht fytyrën, përveç rasteve që imponohet për arsye shëndetësore ose nga karakteri i profesionit që kryhet, xhamitë përjashtohen nga ky ligj.
Sanksionet e parashikuara lëvizin nga 100 euro për shkeljen e parë dhe 750 euro për çdo shkelje të mëtejshme.
Diskutime rreth kësaj post