Nga Arben Duka
Asnjë mendje e shëndoshë,
s’ka problem me riciklimin,
por tani këta kodoshë,
me dy këmbë shkelën PARIMIN!
Në mbledhjen e qeverisë,
kur u mor ai vendim,
pastërti e Shqipërisë,
u kthye në një PARIM!
Se nga çdo lloj mbeturine,
do shpëtonte ky haur,
tri vjet-qeveria jonë,
e tundi këtë flamur!
Pas tri vjetësh e kuptuan,
se s’ka asnjë vlerë PARIMI,
se për dreq fare harruan,
një industri riciklimi!
As mendjet më diturake,
enigmën s’mund ta kuptonin,
përse u ngrit industria,
kur këtu plehrat mungonin?!
Ndryshoi terminologjia,
se dikush mbetje u thotë,
po tani dhe Shqipëria,
u bë si shoqet në Botë!
Unë e shkrova dhe pardje,
rrofshin mbetjet-riciklimi,
tani e kuptuam ne,
se janë shpresa dhe shpëtimi!
Një vend me kaq pasuri,
me gjithë të mirat e Dheut,
shpëtimin do ketë tani,
nga riciklimi i plehut!
Qeveria u copëtua,
duke dhënë mijëra sqarime,
dhe ndofta tallet me mua,
që flas ende për PARIME!
Tri vjet me demagogji,
shqiptarët i ka velur,
shkel këtu e shkel aty,
dhe nuk mbeti gjë pa shkelur!
Gati gjithë përgjigjet kanë,
si një tufë e përkëdhelur,
neve na thonë sharlatanë,
kur vetë parimet kanë shkelur!
Diskutime rreth kësaj post