Boris Wolfman, një mjek rus i dyshuar se drejtonte një klinikë të jashtëligjshme me vendndodhje në Kosovë, për trafikimin të organeve është arrestuar në Tiranë.
Organet shiteshin në tregun e zi në të gjithë botën, nga Kosta Rika në Turqi. I ndaluari kishte dy kombësi, ruse dhe izraelite.
Sipas mediave italiane, “dhuruesit” mashtroheshin. Atyre u premtohej 15 mijë euro në këmbim të një veshke, por të shumtë janë shtetasit rus dhe nga vendet e tjera të ish – bashkimit Sovietik që pas operacionit nuk morën asnjë qindrakë.
Klinika quhej Medicus dhe është mbyllur, ndërsa pronarët e saj janë dënuar me 8 dhe 7 vite burg. Wolfman kishte arritur të shpëtonte. Ai ishte ndaluar disa muaj më parë në Turqi, por ia kishte dalë që të lihej i lirë.
Sipas mediave italiane, dyshohet se mjeku kishte trafikuar më shumë se 30 organe.
Diskutime rreth kësaj post