Qeveria shqiptare ndodhet pranë një skandali të rëndë seksual që pritet të shkaktojë një tërmet brenda radhëve të saj.
Shërbimi Informativ Shtetëror i ka dhënë disa dokumenta konfidenciale policisë shqiptare se një nga ministrat më të rëndësishëm të saj është pleksur me një agjente të shërbimeve sekrete serbe.
Por si ka ndodhur kjo përfshirje?
Sipas burimeve të BoldNews, agjentja serbe ka ardhur në Tiranë si një balerinë. Ajo punon në një nga klubet më në zë të Tiranës, që frekuentohet nga pjaca e lartë e Shqipërisë, përfshirë ministra dhe biznesmenë të fuqishëm shqiptarë.
Një ministër i kabinetit të qeverisë “Rama”, i joshur nga balerina simpatike serbe ka rënë preh e kurthit të saj. Ky i fundit nuk ka qenë dhe ende nuk është në dijeni se balerina është agjente serbe. Për këtë arsye, SHISH ka kërkuar nga policia që të hetojë se deri në ç’pikë është lidhja e ministrit me agjenten dhe nëse ky i fundit i ka rrëfyer asaj në orët romantike sekrete shtetërore.
Ky material i SHISH-it kanë vënë menjëherë në lëvizje organet e shtetit që kanë nisur hetime të menjëhershme, por duke ruajtur konfidencialetin. Mësohet se në ditët në vijim do të dalin të dhëna të tjera të detajuara rreth këtij skandali që pritet të trondisë qeverinë shqiptare.
Diskutime rreth kësaj post