Nga Anri Bala
Në shkrimin e parë, mendova se kishe lajthitur, ose të kishin porositur miqtë tuaj të “inatosur”. Por, kur të pashë në një debat me veten në emisionin që preformon, u habita, mendova se ti kishe gabuar pa dashje…apo si pasojë e ndonjë dehje të çastit. Ti ishe po ai, borizani i çetës, që u kërkoje socialistëve të sulmonin, tani sa nuk është vonë, që të rrëzonin Ramën dhe të na binin “gjamën”.
Argumentet tuaja shabllone, të tipit të opozitës së çorientuar, i shpalose për socialistë, si flamur i rreckosur beteje. Nuk e di, se nga të kishte ardhur frymëzimi, por mua dhe dhjetëra kolegëve dhe miqëve të mi, na bëri përshtypje opozitarizmi yt i papritur. Bile, mua mu duk se kishe marrë ndonjë fletë porosi për ta lexuar, ashtu siç shumë të tjerë si puna jote, deputet të partisë së lavjersit.
Natyrishtë që qeveria e Ramës ka korrupsion. Nuk është ndonjë fenomen që lindi sot dhe nga kjo qeveri. Korrupsioni ka lindur me paranë dhe bëhet në gjithë botën, ku më pak e ku më shumë. Mirëpo kjo qeveri e ka korrupsionin dhe hajdutërinë e trashëguar nga partneria e qeverisjes.
A e di ti Muç, se të gjithë personat e arrestuar për korrupsion nga 2013 deri sot janë drejtora dhe përfaqësues të lartë të asaj pjese të qeverisjes, që ti nuk guxon as të përmendësh emrin? A mund të më thuash ndonjë rast të vetëm një akuzë për korrupsion për Ramën dhe anëtarët e tij të kabinetit? Them qeverinë Rama, sepse kjo qeveri është mono qeveri. Qeveria e lavjersit, me ministrat e tij, as që pyet për Ramën.Ka kryeministrin e vet dhe kabineti e saj, me katër ministra. Ti nuk guxon të flasësh për këtë mini qeveri sepse asaj po i shërben.
E di që do të drejtosh gishtin nga Beqja. Sigurisht, për dhënie me koncesion të partnerëve privat, dializën, check-up, e të tjera pallavra ne podium të PD-së. Por, unë dua prova, fakte dhe denoncime në organet e drejtësisë. Ndërsa unë, të jap prova sa të duash. Të kujtohet pazari i Kandaharit me emrin QSUT ku shiteshin qen, mace, e shiringa, qofte dhe prezervativ. Patjetër që të kujtohet, por ty nuk të kujtohet, se nuk do që të shikosh se çfarë ka ndodhur dhe tashmë më nuk ekziston. Ti, si shumë të mërzitur do na thuash, se ëshgtë fasad dhe mjekët marrin para.
Nuk e di se sa e vërtet është sepse mjekët nuk i solla Rama dhe Beqjadhe janë aty prej vitesh.Por përderisa qytetarë nuk sillen si europian, që të denoncojnë korrupsionin në organet ligjzbatuese, “mjekëve hajdut, ju bëfshin mirë paratë”! Nuk po flasim për teknologji dhe salla operacionesh të ndryshuar në gjithë Shqipërinë. Nuk po flasim për shërbimin dhe medikamentet që nuk mungojnë. Nuk kanë fund ndryshimet, në krahasim me kohën kur ministrinë e shëndetësisë e kishte qeveria e patriotit tënd.
A mos e ke gjë me Tahirin?! A të kujtohet si vriteshin e viheshin tritolet poshtë shtëpiave dhe bizneseve, çdo ditë, kur “qoftëlargu” humbi pushtetin dhe i frynte bilbilit në FB, se krimi por merr revansh dhe yshte kriminelat ordiner të destabilizonin vendin, deri edhe duke sulmuar me tritol familjen e ministrit të brëndëshëm. Ku janë tritolet dhe tritolistat, përse u tmerruan dhe u fshehën? A të kujtohet Lazarati? Sot mund të shkosh të pish kafe të takosh miq, por dje nuk kishe mundësi as t’i shikoje me sy. E di që do të thuash se Shqipëria është mbushur me hashash. Por unë nuk të besoj! Hashashi i Lazaratit ishte i ligjeruar nga qeveria e “qoftëlargut”, nuk ishte shpellash, por fushe, i bekuar! Ti dhe shumë si ti, mor Muç, e shikon hashashin, sepse po digjet dhe shkatërrohet, por në kohën e “qoftë largut”, nuk kishit mundësi as ta shikonit me dylbi. Shteti mor Muç, ka për detyrë të luftojë krimin dhe po e lufton potencialisht.
Çfarë i di policat ti, korrsa bari? Ti e di se policia në këtë vend ka qindra probleme të rendit dhe qetësisë publike. A të kujtohen ata policat e ndershëm që ta shisnin kondravajtjen pë 5 mijë lekë? Guxo paguaj policin e kësaj qeverie!
Ka pasur dikur një ligj antiduhan dhe duhani pihej dhe i përzjerë me hashash duke helmuar ata që as erën nuk i’a duronin. Guxo sot ta pish në vende publike!
Po hajdutët e dritave dhe pushtuesit e nënstacioneve që protestonin se nuk donin të paguanin dhe policia e qoftëlargut rrinte e bënte sehir, a të kujtohen? Ku janë tani?! Po informaliteti total në ekonomi ku shqiptarët punonin në të zezë si skllevër, besoj se të kujtohet?! Guxo sot punëso një punonjës të pasiguruar!
Po ato universitetet që shisnin diploma nëpër kioska si steka cigaresh, a i mbanë mend?! Jo? Nuk t’u kujtuan para ca ditësh kur dolën maturantët e mërzitur të yshtur nga opozita pa kokë se nuk kishin fituar të gjithë për t’u bërë mjek dhe jurist. Maturantët e yshtur kishin humbur nocionin kohë dhe vend. Ishte kohë tjetër kur mund të bëheshin të gjithë doktora dhe juristë, mjafton që të lëvizje dy gishtat.
A mund të më thuash se sa bizneseve u ka borxhë qeveria Rama? A e di që shqiptarët paguan 400 milion dollar të “qoftë largut”, të bëra rrush e kumbulla me prerje shiritash? A harrova diçka për plehrat! Shqipëria ka qënë e plehrosur dhe e dhjerë, qëkur u dogjën e u prishën fabrika kimike dhe toksike, për ta kthyer vendin në vitin zero. Asnjë ligj për mbrojtjen nga këto mbetje vdekjeprurse nuk ubë dhe nuk u propozua.
A të kujtohen si na e la malin e Krujës “qoftëlargu”, ku digjeshin goma e gjithëfar mbetjesh, ndërsa Tirana dhe Kruja mbuloheshin nga mjergulla e zezë. Ku janë tani këto “mrekullira ekologjike” o “ambientalist” i vonuar?!
As unë nuk jam dakord me importin e mbetjeve, me aq sa kam njohuri, jo se do na helmojnë, se ne të helmuar jemi, por mendoj se qeveria e vëndit tim duhet të bëjë ligje të forta, që të mblidhen dhe riciklohen plehrat e vendit tim. Një gjë nuk kuptova nga dialogu me veten: Ti Muç nuk ishe antiberishist, pra ishe pro berishizmit dhe kundër kryeministrit se nuk ka bërë… çfarë?
Natyrisht, unë nuk mund të krahasoj me parashikuesit që ka vërdallë, por se si më duket nxitimi yt. Po pse mor Muç mërzitesh, socialistët kanë sy, vesh e mendje?! Kur prite gjithë këto vite, prit dhe disa muaj, nuk është nevoja t’u bësh thirrje ti, për revolucion socialistëve, për rrëzimin e Ramës.
Nëse duhet rrëzuar Rama, se ti fshihesh e thua kryeministri, socialistët e demokratët e dinë më mirë se ti. Unë për vete kam votuar modelin Rama, e përsëri për atë do votoj, deri sa të më ofrohet një model tjetër më i mirë. Jo një model që nuk ekziston, as ai model që e kam fshirë nga idealet e mija njëherë e përgjithmonë, por një model europian dhe dikush që më bind se mund ta realizoi.
Unë jam demokrat kundër berishizmit dhe partisë paçavure të Basha & Company. Ti ke vendosur se do votosh kundra për…? A po harrova, ke Saliun, Lulin, Turin, Bushatin e gjithë “tarikatin e të mërziturve” që kanë vënë maskën e bashkëvuajtësit me popullin nga “krimet” e Ramës, që do votojnë me ty.
Nëse populli është me ju, unë mor Muç, ty dhe gjithë tarikatit tuaj “qefmbetur” dhe të pafytyrë do i’u bëjë një përmendore në Skrapar, apo në Tomorr, ku t’a doni ju, por deri atëherë rrini e mos hani shumë, me thirrje revolucionare, për përmbysje e gremisje! Se vjen një ditë dhe do pendoheni/Zathur.net/
Diskutime rreth kësaj post