Sot është sekuestruar dosja e 120 mije eurove në zyren e prokurorit Braho, mëson “Panorama”.
Nga verifikimet rezulton se personi qe ka dhene parate eshte shtetasi me iniciale A.M, person i perdorur ne disa operacione policore me infiltrime dhe simulime aktesh korruptive.
Parate kane qene me fasheta te bankes cka dyshohet se jane terhequr nga banka diten e ngjarjes, shkruan “Panorama”.
Nga verifikimet e pamjeve te sekuestruara del se filmimi eshte bere nga te pakten 5 kamera pasi ka plane nga 5 kende te ndryshme por qe vetem dy jane publikuar.
Prokurori i Rrethit Tiranë, Ardian Braho rezulton prokuror me karrierë të gjatë pasi në CV-në e tij bëjnë pjesë çështje si ajo e sheshit “Skënderbej”, ku Lulzim Basha u akuzua për dëm ekonomik. Braho vendosi mbylljen e çështjes pasi vendimi ishte marrë nga Këshilli i Bashkisë.
Gjithashtu, së fundmi Braho ishte prokuror dhe në hetimet për vendosjen e një pajisjeje përgjimi në zyrën e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri si dhe në hetimet ndaj ish-kreut të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani për raportin e KLSH mbi blerjen e hotel “Dajtit”.
Po ashtu, Braho ka qenë prokuror edhe në çështjen hetimore ndaj ish-kreut të Inspektoratit Ndërtimor të Tiranës, Florenc Hoxha. Braho ka hetuar gjithashtu dhe ish-ministrin e Financave, Ridvan Bode për fshehje pasurie.
Braho ka qenë dhe pjesë e task-forcës së Prokurorisë së Tiranës që hetoi çështjen e mashtrimit me TVSH-në në industrinë e përpunimit të metaleve që përllogaritej se i kishte shkaktuar shtetit një dëm prej 26 milionë dollarë.
Diskutime rreth kësaj post