Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, deklaroi sot se vendosëm të kërkojmë referendum popullor pas miratimit të ligjit të mbetjeve, me slloganin “zero mbetje për vendin”.
Në një deklaratë për mediat para selisë së PD-së pasditen e së mërkurës, Basha tha se “Konteksi në të cilën kërkojmë referendumin është kur vullneti popullor u mohua me preteksin se ligji u anulua, referendumi u anulua si rezultat i refuzimit të ligjit dhe sot qytetarët ndihen të tradhëtuar dhe nuk kanë zërin e tyre, pasi zërin e tyre e ka zevendësuar qeveria, që do të sjelli helmet në Shqipëri. Ndaj, qëndrimi ynë është referendum për ceshtjen e plehrave.”.
“Partia Demokratike vjen me propozim të qartë, zero import plehrash dhe këtu ka nevojë t’u shpjegohemi qytetarëve shqiptarë pse ky qëndrim: Së pari, sepse rrethanat e sotme diktojnë një ndikim absolut, njësoj siç bëmë me moratoriumin për lundimin e mjeteve dhe nadaluam trafikun e qeniëve njerëzore, reduktuam në zero tarafikun e lëndeve narkotike, anetarësimi në NATO, lëvizja pa viza në BE, ishin benifite te përfitimeve të drejtpërdrejta të qytetarëve shqiptarë edhe se vendimi ishte një vendim i fotë, kundër një aktiviteti kriminal, por absulutisht i justifikuar, prandaj edhe sot ky vendim është plohtësisht i justifikuar për mbetjet”.S
Së dyti, përsa i përket industrisë ricikluese, tha Basha, “pasi e goditën industrine ricikluese dhe e gjobitën dhe madje i morën dhe biznesin, tani e përdorin si arsyeja për këtë ligj. Industria ricikluese ka një punë të madhe për të bërë në Shqipëri, para se ti drejtohet mbetjeve dhe plehrave të Europës. Lumenjte tanë janë më të ndotur se dje, qytetet po ashtu, për fshatrat nuk kujtohet njeri, sepse me ndarjen e re administrative territoriale ka më pak fonde për t’u marrë me plehrat. Ja pra interesi publik që nëpërkëmbet. Ndaj, kërkesa për referendum e grupit parlamentar të PD-së ka mbështetjen unanime dhe do t’i propozohet Kuvendit në rrugën më të shkurtër, me qëllim që qytetarëve t’u kthehet zëri dhe vendimarrja”.
Diskutime rreth kësaj post