Një foto tjetër e Kelmen Balilit, i quajtur Eskobari i Ballkanit është publikuar nga Sali Berisha në Facebook. Sipas personit që e ka dërguar foton Balili është me nipërit e tijm, njëri prej të cilëve Denis Balili përdoret si peng për transportin e drogës. “Tjetri ne fund fund majtas eshte Denis Balili. Ky zakonisht rrin peng tek bleresit e droges deri ne momentin kur transporti ka perfunduar. Metode kjo kolumbiane per te garantuar siguri dhe besueshmeri tek bleresit” shkruan Berisha. Kelmend Balili është shpallur në kërkim ndërkombëtar por sipas të gjitha gjasave ai jeton në Sarandë, në liri të plotë. Lapsi.al denoncoi praninë e tij në një dasëm në këtë qytet disa javë më parë, ndërsa në media janë publikuar edhe foto të tjera gjatë verës. Balili ishte duke pushuar në skafin e tij, por policia tha se foto ishte e vjetër dhe ishte bërë disa vite më parë.
STATUSI I BERISHES NE FACEBOOK
Ne shtabin e Eskobarit te Ballkanit!
Qytetari dixhital dergon:
Foton e fillimit te kesaj jave te Eskobarit te Ballkanit dhe lejtnanteve te tij ne strofullen e tij ne Sarande, korrierit, pengut etj etj! sb
“Pershendetje doktor,po ju dergoje:Fotone e kesaj jave nga strofulla e balilajve. Lutem anonimatin
Keta ne foto jane, ne mes Kel Balili, djathtas Rigers Balili kryetari bashkise Delvine(nuk jam i sigurte), majtas nuk ja di emrin por eshte korrier i kelit. Tjetri ne fund fund majtas eshte Denis Balili. Ky zakonisht rrin peng tek bleresit e droges deri ne momentin kur transporti ka perfunduar. Metode kjo kolumbiane per te garantuar siguri dhe besueshmeri tek bleresit. Lutem anonimatin”
Diskutime rreth kësaj post