Lajmin se familja e Adriatik Llallës jeton jashtë vendit për shkak të kërcënimeve që i janë bërë nga persona ende të panjohur, deputetët socialistë e konsiderojnë “cënim të sigurisë kombëtare”.
Dy prej tyre, Xhemal Qefalia dhe Arben Meçe kanë kërkuar raportimin e kryeprokurorit, drejtorit të policisë dhe shefit të SHISH për këtë çështje në Komisionin e Sigurisë. Xhemal Qefalia dhe Arben Meçe e konsiderojnë këtë një “ngjarje të rëndë që cënon sigurinë kombëtare dhe minon besimin e qytetarëve për sigurinë publike”.
Kërcënimi mendohet se ndodhi rreth katër muaj më parë, megjithatë lajmi doli vetëm para pak ditësh. Ende ka shumë mister rreth kësaj ngjarjeje, pasi prokurori i Përgjithshëm nuk e ka pranuar asnjëherë kërcënimin, megjithatë ngjarja duket se ngjarja ka nisur të përdoret politikisht duke shtuar presionin ndaj Adriatik Llallës.
Diskutime rreth kësaj post