Tiranë, prostituta 29-vjeçare i vjedh orën 51-vjeçarit
Një vajzë 29 vjeç është duke u hetuar pasi akuzohet se një muaj më parë i ka vjedhur një orë dorë dhe një milionë lekë një 51-veçari me të cilin kishte kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.
Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, dhe sipas burimeve nga policia e kryeqytetit ka nisur procedimi penal për 29-vjeçaren me inicialet E.I.
Ai është vënë nën akuzë edhe për ushtrimin e prostitucionit, pasi një muaj më parë ka kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës në shtëpinë e 51-vjeçarit me inicialet A.P, edhe ky i proceduar në gjendje të lirë.
Diskutime rreth kësaj post