Siç është anonçuar prej disa ditësh, me spote me shumë humor, sonte fillon programi i ri i Ermal Mamaqit, i cili tashmë është spostuar në TV “Klan” dhe ka emrin e ri “Xing me Ermalin”.
Është njoftuar edhe vetë nga Mamaqi në rrjetet sociale qëi ftuari i parë do të jetë ish-kryeministri Sali Berisha.
Si fillim, Ermali i ka shkuar në zyrën e tij, ku Berisha bën dhe një përshëndetje dhe e fton publikun ta ndjekë, ndërsa Mamaqi i kërkon publiktn t’i bëjë pyetje Berishës. Duke pasur parasysh se ata që e ndjekin më së shumti Ermalin janë të rinj, edhe pyetjet janë kryesisht me humor, nganjëherë pak cinike, por që gjithsesi shkojnë në të njëjtën linjë me emisionin e Ermalit, i cili ofron shumë humor, shkruan ‘Panorama Plus’.
Ja disa nga pyetjet pikante që kanë bërë ndjekësit për Berishën:
PYETJE NGA POLITIKA
– Sikur ta kesh edhe një herë Shqipërinë në dorë, cila do të ishte gjëja e parë që do bëje?
– Baci Sali ç’ndodhi me Lazaratin?
– Nga 1 deri në 10, sa mendon se do t’i kesh mundësitë që të fitosh prapë?
– Zoti Sali vetëm Lulin hiqe nga posti se la nam, është kot fare.
– Doktorr … a do e shëronit Edin po t’i binte infarkt në Parlament?
– A ju ka zhgënjyer ndonjëherë Qytetari Dixhital?
– Çfarë mendoni për hyrjen e Nard Ndokës në “Dance with me”.
– Pse ngele t’u tregu fushat e hashashit. Lëri të punojnë njerëzit se janë fukarenj (Rama dhe shokët e tij) .
PYETJE PRIVATE
– Ke marrë ndonjë lekë që ke ardhë këtu tek Ermali?
– A kishe bo bashkëpunim me Noizy-n?
– Sa femna ke pas?
– Si i ke qejf pjeshkat, me push apo pa push?
– A shef filma erotikë?
– A keni njohje me Stresin, reperin nga Tropoja?
– A jeni futur ndonjëherë ne kazino, loto apo sexshop?
– Pse nuk e bën operacion hundën si Eni Koçi?
– Sa femra keni pelqyer gjatë jetes suaj?
– Si i keni marrëdhëniet me Arminën?
– Ku e gjen gjithë atë energji? Çfarë pi? Nëse nuk pi, je i sigurt që nuk pi?
– O Sali, o vëlla, hajde prapë se bëmë shaka!
Diskutime rreth kësaj post