Ka nisur përpara Parlamentit protesta kundër importit të mbetjeve të riciklueshme.
Komisioni i Veprimtarive Prodhuese e miratoi para dy ditësh ligjin për lejimin e importit të mbetjeve të riciklueshme në vend, me vota nga të dyja palët, megjithëse disa deputetë të opozitës abstenuan.
Nismëtari i ligjit, Eduart Shalsi tha se janë bërë ndryshime të rëndësishme nga propozimi fillestar. Kryesori është përcaktimi i qartë që mbetjet nuk do të përdoren për djegie. Do të ketë një listë të gjelbër që nuk përfshin mbetjet organike.
Sipas Shalsit, tashmë Shqipëria i ka kapacitet e duhura të kontrollit dhe do të përcaktohen vetëm 2-3 pika doganore për futjen e lëndëve të para për riciklim.
“Në Shqipëri importohen vetëm mbetjet jo të rrezikshme, për të plotësuar nevojat dhe kërkesat e industrisë ricikluese të vendit”, tha Shalsi.
Diskutime rreth kësaj post