Saga e projektit për ndërtimin e një resorti turistik në Gjirin e Lalëzit ka nisur në korrik të vitit 2008, kur kryeministri i atëhershëm Sali Berisha priti në zyrën e tij përfaqësuesit e grupit “Omnix”.
Sipas njoftimit zyrtar të Kryeministrisë, të datës 7 korrik 2008, pasi u njoh me projektin e resortit, kryeministri e garantoi kompaninë për mbështetje maksimale.
Por hapat ligjorë për miratimin e projektit erdhën vetëm 5 vjet më vonë. Në maj të vitit 2013, në kulm të fushatës elektorale, qeveria në ikje e Sali Berishës miratoi lejen zhvillimore të projektit.
Por ndryshimi i qeverive dhe problemet e hasura në terren e lanë sërish projektin pezull. Projekti u riaktivizua sërish, por në një variant të ndryshuar.
Në 13 korrik të këtij viti, qeveria i kaloi kompanisë 28 hektarë tokë, të cilat u hoqën nga fondi pyjor, ndërsa dy javë më vonë Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen e ndërtimit.
Por, kur u duk se më në fund peripecitë dhe zvarritja burokratike e projektit morën fund, një vendim gjykate në mars e më pas dhunimi fizik i presidentit të kompanisë nga një grup personash, sollën tërheqjen e mënjehershme të saj nga Shqipëria dhe braktisjen e investimit.
Diskutime rreth kësaj post