Polica greke ka publikuar të dhënat dhe fotografinë e një shtetasi shqiptar i cili është arrestuar javën e kaluar me akuzën se ngacmonte seksualisht fëmijë të vegjël.
Bëhet fjalë për 45-vjeçarin Gramos Sulejman Gega, i cili është arrestuar në 2 korrik nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë në një park lodrash në Pire, në momentin kur i ishte afruar një vajze dhe një djali 10-vjeçar dhe i ngacmonte seksualisht, ndërsa edhe vetë kishte ulur pantallonat.
Polica ka publikuar edhe fotografinë e tij pas urdhërit të prokurorit të Pireut dhe fton gjithë qytetarët që kanë informacione për personin në fjalë, të telefonojnë sa më shpejt në zyrat përkatëse.
Është rasti i dytë brenda dy muajsh që organet greke arrestojnë shtetas shqiptarë që akuzohen për ngacmim seksual ndaj fëmijëve të mitur.
Pothuajse në të njëjtën zonë, muajin e kaluar u arretsua në Dhrapetsona 46-vjeçari Shpëtim Hajderaj, me akuzën e ngacmimit seksual ndaj të miturve në më shumë se 27 raste, por edhe me akuzat për vjedhje dhe për mosbindje ndaj organeve të rendit.
Diskutime rreth kësaj post