Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka mbajtur paraditen e së shtunës kongresin e saj në ambientet e Katedrales Ortodokse në Tiranë ku të pranishëm kanë qenë anëtarë, drejtues dhe përfaqësues të partive politike shqiptare dhe greke.
Në emër të Partisë Demokratike, kongresi është përshëndetur nga Edi Paloka, i cili tha se sjell në këtë aktivitet edhe urimet e kryedemokratit Basha. Kreu i Grupit Parlamentar të PD tha se partia që ai përfaqëson ka pasur një rrugëtim të gjatë me PBDNJ.
Ndërkohë, kryeministri Rama është parë në krah të Vangjel Dules pasi kishte konfirmuar më parë prezencën e tij. Në fjalën e tij Rama tha se PBDNJ është një ombrellë e të gjithë minoriteteve.
“Po të mos ishim miq me Dulen patjetër do të kishim shkuar më mirë në një distancë diplomatike. Dy fjalë dua t’ju them pa dashur të hyj në debatin e të enjtes me Palokën dhe pa dashur të bëj kështu avokatinë e të kundërtës së atyre që ai nga pozicioni që ka, tha. Një gjë është e sigurtë, se historia e pronave në këto 25 vite është historia më e pabesueshme për një shtet në mes të Europës” – tha Rama.
Ai solli një shembull në lidhje me konfliktet e pronave duke iu përgjigjur pretendimeve të minoritetit grek. Sipas tij, teatri antik të Butrintit i ka dalë pronari.
“Është njësoj sikur t’i dalë Akropolit në Athinë pronari dhe qeveria greke të mos ketë mundësi të hapë dyert për turistët” – tha Rama.
javanews
Diskutime rreth kësaj post