Kreu i PD, Lulzim Basha, deklaroi sot për mediat se Edi Rama është përfshirë në një skandal hetimi në SHBA.
Basha theksoi se “Hetimet e bëra publike nga mediat prestigjioze ndërkombëtare, thonë së Edi Rama qëndron pas një krimi të rëndë federal, pasi janë dhënë 80 mijë dollarë nga një mbledhje fondesh që iu dhanë një shtetasi shqiptaro-amerikan për fushatën e Presidentit të SHBA-së, Barak Obama. Një akt ky i ndaluar nga ligji amerikan që krejtësisht përjashton futjen e parave në fushatë nga një burim i huaj.
Basha theksoi se “Departamenti Amerikan i Drejtësisë bën të ditur se një shtetas shqiptaro- amerikan kishte marrë 80 mijë dollarë nga një burim i huaj, duke e ditur se ai do t’i derdhte këto para në fushatën elektorale”.
“I bëjë thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të nise hetimin ndaj Edi Ramës për ngjarjen në SHBA”, tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post